Pritet shfaqje e madhe meteorësh

Fundi i korrikut shënon një ngjarje spektakolare kozmike kur dy “shira” meteorësh, nga kometat Delta Aquariids dhe Perseids, do të dhurojnë në qiellin e natës drita meteoritësh në të njëjtën kohë, shkruan Meteo Ballkan, transmeton Gazeta Blic.

“Shiu meteorik”t Delta Aquariid ka filluar që nga 12 korriku dhe do të vazhdojë deri më 23 gusht, por tani po hyn në kulmin e tij, kur përqendrimi më i lartë i meteorëve do të jetë i dukshëm. Në kushtet e duhura, observuesit e qiellit të pastër mund të jenë në gjendje të dallojnë deri në 20 meteorë në orë.

Meteoritët Perseid, i konsideruar gjerësisht si “shiu” më i mirë dhe spektakular meteorik i vitit për shkak të shkëlqimit dhe shpejtësisë së meteorëve. Meteorët e Perseid shpesh lënë pas vetes “zgjatime” , ose shtigje drite dhe ngjyra, duke bërë një shfaqje spektakolare. Perseid mund të dhurojë deri në 100 meteorë në orë gjatë pikut të tij i cili do të vijë gjatë muajit Gusht.

Kushti kryesor për përjetimin e këtij fenomeni të jashtëzakonshëm për entuziastët është që të mos ketë fare vranësira dhe të jenë në ndonjë vend pa drita të qyteteve.

SHPËRNDAJE