Pritet shpejt ky ndryshim i madh në Vetëvendosje

Albin Kurti do ta udhëheqë edhe Lëvizjen Vetëvendosje edhe Qeverinë, pas zyrtarizimit si kryeministër i Kosovës.

Një gjë e tillë, me statut të Vetëvendosjes nuk është e lejueshme, megjithatë neni që përcakton një gjë të tillë, pritet të ndryshohet shumë shpejt, raporton KTV.

Në nenin 73 të statutit të Vetëvendosjes thuhet se “nëse kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje zgjidhet kryeministër, jep dorëheqje nga pozicioni i kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje”.

Zyrtarë të Vetëvendosjes akoma nuk e kanë komentuar se si do t’ia bëjë Kurti, me t’u zgjedhur kryeministër.

Ndryshimin e këtij neni, në mënyrë që Kurti t’i mbajë të dyja pozitat, të paarsyeshëm është duke e parë Arton Demhasaj.

Sipas tij, fokusi i kryetarit të Vetëvendosjes do të duhej të ishte në udhëheqjen e Qeverisë.

Deri më tani, përkundër takimeve, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk kanë arritur të merren vesh për ndarjen e posteve në kabinetin e ri qeverisës.

SHPËRNDAJE