Prizreni pagoi afro 200 mijë euro për mbulimin e shpenzimeve të varrimit

Afro 200 mijë euro ka qenë kostoja e mbulimit të shpenzimeve të varrimit, vitin e kaluar në Prizren.

Drejtori i Drejtorisë së Punës dhe Mirëqenie Sociale, Fejzë Kabashi tha se pagesat janë bërë në përkrahje të familjeve, të cilat kanë humbur të afërmit e tyre.

“Në vitin 2018 kanë vazhduar pagesat për heqjen e shpenzimeve të varrimit”, tregon Kabashi , shkruan “PrizrenPress”.

“ 99.600 euro janë paguar si borxh i trashëguar nga viti 2017, kurse vitin e kaluar 85.800 euro”.
Drejtori Kabashi tregon se borxhi i trashëguar nga viti 2018 kap shumën mbi 100 mijë euro.

Ekzekutivi i Prizrenit , muaj e kaluar nuk e ka marrë ende autorizimin nga Kuvendi i Komunës për lidhjen e marrëveshjes me bashkësitë fetare për mbulimin e shpenzimeve të varrimit.

Anëtarët e Kuvendit kanë vlerësuar se propozim-vendimi i ardhur nga qeveria lokale ka shumë çështje të paqarta, të cilat duhet të analizohen më tej.

Pas diskutimeve të shumta, këshilltarët e KK-së janë pajtuar që kjo çështje të shtyhet për shqyrtim në seancat e ardhshme, pasi që të konsultohen akterët relevantë, për qartësimin e të gjitha dilemave rreth mbulimit të shpenzimeve të varrimit në marrëveshje me bashkësitë fetare

Drejtori i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Fejzë Kabashi, ka bërë të ditur se Ekzekutivi ka propozuar ndryshimin e formës së deritanishme të shpenzimeve të varrimit.

SHPËRNDAJE