“Problemi nuk është pozita e Presidentit, hilja qëndron diku tjetër”

Ish-deputetja e PSD-së, Shqipe Pantina, nuk mendon se pozita e Presidentit po shkakton mospajtimet mes VV-së e LDK-së dhe po pamundëson lidhjen e koalicionit qeverisës.

Pantina përmes një shkrimi në Facebook thotë se hilja qëndron diku tjetër, pasi sipas saj VV e LDK e dine mire që edhe nëse dakordohen për Presidentin, atë nuk mund ta zgjedhin pa pjesëmarrjen në votim të ndonjërës prej partive opozitare.

Postimi i plotë i Pantinës:

Problemi nuk është pozita e Presidentit, hilja qëndron diku tjetër!

Brenda të dy partive që po negociojnë për të formuar qeverinë e re ka njerëz që fort mirë e dinë se edhe nëse bien dakord sot për kandidatin për President, një marrëveshje e tillë nuk mundtë zbatohet. Të paktën jo pa pëlqimin e njërës nga partitë opozitare. Koalicioni që po pritet të ndërtohet edhe nëse i bashkohet Lista Srpska do i ketë 77 deputetë ( LV 29 + LDK 28+ pakicat jo serbe 10 + Lista Srpska 10) e dihet se për të zgjedhur Presidentin duhet të marrin pjesë në votim të paktën 80 deputetë. Pra zgjedhja e Presidentit të ardhshëm varet edhe nga partitë opozitare, e pjesëmarrja e ndonjërës prej tyre në votim natyrisht se nënkupton rikonfigurim të qeverisë ose shkuarje në zgjedhje. Atëherë pse e gjithë kjo zhurmë për pozitën e Presidentit tash?

Por si duket hilja është diku tjetër. Dy partitë që po negociojnë për lidhje të koalicionit, nuk janë të gatshme për të marrë përgjegjësinë që i pret për vazhdimin e dialogut dhe nënshkrimin e marrëveshjes me Serbinë. Arritja/ nënshkrimi i marrëveshjes edhe mund të shtyhet, ashtu siç ndodhi me ratifikimin e marrëveshjes se demarkacionit me Malin e Zi, por se ajo do arrihet dhe do nënshkruhet këtë e dimë të gjithë. Vonesa e ratifikimit të marrëveshjes së demarkacionit na kushtoj me vonesa të paktën për 4 vjet të liberalizimit të vizave, shtyrja e marrëveshjes me Serbinë nuk e dimë se çfarë çmimi do ketë.

Por deri atëherë mercenarët e facebook-ut do vazhdojnë me sharje, fyerje e linçimin e secilit qe mendon ndryshe ose nuk ua pëlqen batutat e Prijësit të tyre si ato: “Rrini more…. Jo po dalim”; “Unë po zgjedh i pari, jo unë po zgjedh i pari. Batuta e radhës ka gjasa me qenë: “Ti i pate fajet, jo ti I pate fajet .

E me rëndësi të paktën kemi Ver’n’dimër

SHPËRNDAJE