Profesorët kosovarë paguhen deri në 3 mijë euro, studentët e kalojnë muajin veç me 150 euro

ORCA ka publikuar raportin “Borgjezia e Akademisë”, për të ardhurat e stafit akademik menaxherial në universitetet publike të Kosovës.

Ron Gjinovci nga ORCA, tha se profesorët në Kosovë janë më të paguarit në rajon, ku pagesa mujore arrijnë deri në 3 mijë e 500 euro.

“Stafi akademik i universiteteve publike në Kosovë paguhet shumë herë më shumë se stafi akademik i universitete publike në vende të rajonit”.

“Në Shqipëri paguhet 600 euro një ligjërues, në Maqedoni 400, ndërsa 600 euro një profesor në Kosovë”.

“Një asistent paguhet 772 euro, ndërsa profesori i rregullt 1 mijë e me shtesa paga mujore arrin në 3 mijë e 500 euro”.

Ai më tej ka shtuar se studentët harxhojnë nga 150 euro në muaj për të studiuar dhe jetuar, raporton EO-ja.

“Hulumtimi ynë tregon se studentët harxhojnë 150 euro në muaj për të studiuar dhe për të jetuar. Rektorët e UP-së paguhen nga 2500 euro në muaj”.

“Në Kosovë paga më e lartë është ajo e presidentit, e cila është më e madhe se 2500 euro”.

SHPËRNDAJE