Profesori Shukri Klinaku: Shteti nuk është organizëm një qelizor

Profesori i Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Shukri Klinaku, ka bërë një vështrim krejtë ndryshe  për korrupsionin dhe të korruptuarit, për problemin shumë të madh me të cilin po përballen jo vetëm institucionet e shtetit, por edhe shoqëria jonë.

 

“Keni pa njerëz që kritikojnë e shfryjnë me mllef kundër zyrtarëve të lartë të shtetit për korrupsion, ndërsa vet, aty ku sjellen e punojnë, shkelin ligj e rregulla dhe korruptojnë e korruptohen aq sa kanë kapacitet?! Unë kam pa. Fatkeqësisht shoh shumë të tillë. Në punë, e kudo! Madje, shoh edhe më keq: rektorë, dekanë e profesorë të korruptuar dhe në kundërshtim me ligjin deri në fyt”, shkruan Klinaku, transmeton portali Veriu.info.(Shtyp mbi linkun e mëposhtëm dhe shiko pamjen e plotë ⤵)

Ja postimi i plotë i profesorit Klinaku në faqen e tij në facebook

Keni pa njerëz që kritikojnë e shfryjnë me mllef kundër zyrtarëve të lartë të shtetit për korrupsion, ndërsa vet, aty ku sjellen e punojnë, shkelin ligj e rregulla dhe korruptojnë e korruptohen aq sa kanë kapacitet?! Unë kam pa. Fatkeqësisht shoh shumë të tillë. Në punë, e kudo! Madje, shoh edhe më keq: rektorë, dekanë e profesorë të korruptuar dhe në kundërshtim me ligjin deri në fyt.

Këta njerëz, nëse nuk janë prej atyre që korrupsionin e kanë qëllim dhe praktikë jetësore, e bëjnë këtë për dy arsye kryesore: e para, imitojnë edukatorin e tyre suprem (atë zyrtarin-politikanin e korruptuar, pikërisht atë që e kritikojnë); e dyta, nuk ndalen e të mendojnë se SHTETI NUK ËSHTË ORGANIZËM NJËQELIZOR!

Do të ishte e dëshirueshme dhe shuuuumë më efektive sikur krerët politikë të ishin shembull për zbatim të ligjit dhe për luftën kundër korrupsionit. E qartë, kjo nuk është duke ndodhur. Atëherë, le ta kuptojmë shtetin ashtu si është, një organizëm i ndërlikuar me miliona qeliza. Shteti është në komunikacion, në autobus, në shkollë, në drejtori, në dekanat, në rektorat, e në cilindo vend të punës. Secili prej nesh është pjesë e së paku një qelize të shtetit. Prandaj, nëse je kritikues i politikanëve të korruptuar, në radhë të parë mos i imito ata në qelizën shtetërore ku bënë pjesë ti.

Nëse e luftojmë korrupsionin me bindje dhe me urtësi në rrethinën tonë, kjo mund të përhapet shumë shpejtë; shumë shpejtë arrinë t’ia zë frymën atij që korrupsionin e ka qëllim dhe praktikë jetësore.

 

SHPËRNDAJE