Profesorit dhe analistit të “njohur” Kosovar i revokohet titulli i doktoratës për shkak të plagjiaturës. Do të befasoheni se për kë bëhet fjalë…

Këshilli i Fakultetit Juridik në Universitetin e Bremenit ia ka revokuar titullin e doktoraturës Avni Mazrrekut.

Gazeta JnK ka gjetur se vendimit të këshillit i ka parapri një hetim disamujor i këtij Universitet për dyshimet e ngritura se një pjesë e temës së doktoraturës së Mazrrekut ishte plagjiaturë.

Hetimi kishte nisur pas publikimit fillestar të ueb-faqes “Vroniplag” për numrin e faqeve të temës së doktoratës që dyshohet se janë plagjiaturë.

Vendimi për revokimin e titullit të doktorit është konfirmuar për Gazetën JnK nga Lorenz Kahler, dekan i Fakultetit Juridik në Universitetin e Bremenit në Gjermani, aty ku u doktorua Mazrreku.

“Këshilli i fakultetit ka vendosur sot t’ia revokojë z. Mazreku titullin PhD. Duhet pak kohë për ta lëshuar vendimin formal nga i cili deri më tani nuk ekziston një version me shkrim. Përveç kësaj, vendimi ka me çështje private prandaj nuk do të bëhet publik”, është përgjigjur Kahler për Gazetën JnK.

Në vitin 2009, Avni Mazrreku, si student nga Kosova, kishte mbrojtur temën e doktoratës në Universitetin e Bremenit në Gjermani, konkretisht në Fakultetin Juridik me temën “Integrimi Evropian dhe Ballkani perëndimor”.

Aso kohë, Mazrreku ishte mentoruar dhe vlerësuar nga dy profesor gjerman, Josef Falke dhe Hagen Lichtenberg. (Kliko mbi link dhe shiko pamjen e plotë ⤵⤵⤵)

Mazrreku hyri nën “llupën” e disa ekspertëve tjerë gjerman, disa vjet më vonë. Ueb-faqen Vroniplag”, e cila merret me verifikimin e punimeve që janë kryer në shtetin gjerman, kishte ngritur dyshime të bazuara për plagjiaturë në një pjesë të doktoratës së Mazrekut.

Në vitin 2017, ekspertët e faqes “Vroniplag” vlerësuan punimin e doktoratës së profesor Mazrrekut duke publikuar çdo gjetje të disertacionit të tij.

Ata kanë analizuar 137 faqe të temës së doktoratës së Mazrrekut duke vlerësuar se në 100 faqe kanë tekste paralele, në klasifikime të ndryshme. Kjo ueb-faqe pretendon se një pjesë e tekstit është kopjet fjalë për fjalë, pa u cituar fare burimi. Në një pjesë tjetër të tekstit nuk është cituar burimi, mirëpo përmbajtja është modifikuar. Ndërsa, një pjesë e punimit është cituar burimi, por nuk është specifikuar mjaftueshëm.

“37 faqe janë pa tekste paralele. 50 faqe kanë më pak se 50% tekste paralele. 27 faqe kanë prej 50% deri 75% tekste paralele. Dhe 23 faqe kanë më shumë se 75% tekste paralele”, thuhet në vlerësimin e Vroniplag.

Ekspertët e faqes “Vroniplag”, kanë arritur që në të kaluarën të gjejnë raste tjera të plagjiaturave, që kanë rezultuar me revokim të titujve akademik, madje edhe për përfaqësues të lartë të Buntestagut gjerman.

Pas këtyre gjetjeve, përfaqësuesit e faqes “Vroniplag” e kanë njoftuar Universitetin e Brementi dhe mentorin Josef Falke mbi të gjeturat dhe dyshimet për plagjiaturë në rastin e temës së doktoratës së Mazrrekut.

Pas këtij publikimi, Universiteti i Bremenit në Gjermani nisi një hetim për dyshimet e ngritura rreth tezës së doktoratës së Mazrekut.