Profil i Dhurata Hoxhës, kandidates së PDK-së për deputete me numër 27

Dhurata Hoxha u lind në Mitrovicë, ku përfundoi shkollën fillore dhe të mesmen. Është rritur në një familje ku babai i saj Sabri Sadiku profesor i njohur universitar në fushën e matematikës dhe e ëma Selvete Kunoviku Sadiku arsimtare e kimisë së bashku e inspiruan që ajo të ndjek kulmin e arsimit të mirëfilltë bashkohor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Dhurata Hoxha, është e arsimuar komplet në frymën liberale amerikane e cila i ka përfunduar studimet bachelor në Graceland University në shtetin partner të Kosovës Iowa SHBA në vitin 2004 me bursë meritore të plotë, ku diplomoi me nderime të larta.

Dhurata Hoxha është e vetmja kosovare e diplomuar në Studimet e Sigurisë Ndërkombëtare në klasën e Madeleine Albright në universitetin më të mirë për studime të sigurisë Georgetown University në Washington DC, në të cilin universitet diplomoi edhe presidenti Bill Clinton dhe shumë senatorë tjerë miq të Kosovës.

Dhurata Hoxha ishte fituese e bursës meritore të plotë nga Universiteti Georgetown dhe ishte një nga studentet e dalluara në klasën e profesoreshës së mirënjohur dhe mikes së madhe të Kosovës Madeleine Albright ku edhe krijoi miqësi të përhershme me të. Në këtë universitet të njohur, Dhurata diplomoi në vitin 2008 me sukses të dalluar.

Si rrjedhojë e kontributit të saj për krijimin e miqësisë së përhershme në mes të shtetit partner Iowa dhe Kosovës, universiteti i njohur Graceland University në vitin 2017 i’a ndau titullin Doktoreshë Nderi, titull ky i cili i ndahet personaliteteve të shquara botërore me kontribut të jashtëzakonshëm për paqën botërore.

Dhurata Hoxha, është e vetmja ministre grua e emëruar në dy ministri kyçe rradhazi në dy qeveri të njëpasnjëshme. Ky emërim nuk u arrit vetvetiu por falë mundit dhe përvojës gati tetë vjeçare si këshilltare për siguri kombëtare dhe sundim të ligjit si për Kryeministrin e atëhershëm Hashim Thaçi gjithashtu edhe për Kryeparlamentarin Kadri Veseli, ku roli i Dhuratës ishtë kyç në Rishikimin Strategjik të Sektorit të Sigurisë të Kosovës dhe përfundimin e pavarësisë së mbikëqyrur në vitin 2012.

Gjatë studimeve të saj Dhurata krijoi lidhje të shkëlqyeshme në administratën amerikane në fushën e sigurisë falë profesorëve të saj me renome botërore.

Për dhjetë vite Dhurata shërbeu si profesoreshë në politikat publike dhe terrorizëm në nivel vendit dhe atë ndërkombëtar për Universitetin Amerikan në Kosovë, Institutin e Studimeve Strategjike në Izrael dhe Neë University në Ljubljanë.

Krahas punës në sektorin publik dhe atë universitar, Dhurata ka një përvojë dhjetë vjeçare për organizatat ndërkombëtare si Ambasada Amerikane, Ambasada Britanike dhe OSBE dhe UNDP.

Dhurata që në fillim të mandatit të saj si Ministre e Drejtësisë inicoi reforma të mëdha në fushën e sundimit të ligjit duke qenë e para ministre e cila kishte suspenduar zyrtarët me aktakuza në rradhët e Ministrisë së Drejtësisë dhe kishte qenë e para e cila e kishte larguar ndikimin politik nga ekzekutimi I sanksioneve penale duke e larguar vendim-marrjen nga Ministri i Drejtësisë tek një komision profesional i përbërë nga tre gjyqtarë, duke filluar qysh atëherë luftën kundër korrupsionit.

Arritjet në sferën ndërkombëtare:

  • Ishte Ministrja e parë e Drejtësisë e Republikës së Kosovës e cila u pranua nga Ministri i Drejtësisë i Republikës Federale të Gjermanisë Heiko Maas dhe shumë homologë të saj evropian të cilët e komplimentuan në inicimin e reformave në fushën e  sundimit të ligjit vecanërisht në heqjen e ndikimit politik në ekzekutimin e sanksioneve penale dhe në rishikimin e Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale të Kosovës.

Arritjet si ministre e integrimit evropian

  • Ka rritur Fondet e IPA nga 73 milion euro sa kanë qenë në vitin 2017 në 93 milionë në vitin 2018 dhe mbi 100 milionë në vitin 2019 dhe vitin vijues;
  • Ka tejkaluar planin e zbatimit të MSA-së në 68% për vitin 2018.
  • Ka arritur marrëveshjen për programin “Evropa për Qytetaret” në vlerën 187 milion €
  • Ka arritur marrëveshjen me Qeverinë e Luksemburgut për financimin e projekteve në vlerë 30 milion Euro.
  • Ka realizuar me sukses raundin e XII të bursave Young Cell Scheme – ku përfitues deri më tani kanë qenë 400 studentë me bursa të plota
  • Ka arritur Marrëveshje me Qeverinë Norvegjeze në vlerën 1.5 milion €;
  • Ka rritur konfirmimin e përmbushjes së të gjitha kritereve nga Komisioni Evropian nga udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave në korrik 2017

Arritjet në fuqizimin e grave

  • Rreth 80 % e stafit të kabinetit të Ministres janë gra;

Dhurata është e martuar me profesorin universitar me përvojë ndërkombëtare Prof. Dr. Visar Hoxha me të cilin ka dy fëmijë Malin dhe Hanën.
 

SHPËRNDAJE