Profil i Safet Kamberit, kandidatit të LDK-së nga Mitrovica për deputet

I lindur me 28 janar 1980, në Mitrovicë. I rritur në një familje me tipare tradicionale shqiptare, ku dëshira për dije imponohej nga babai Fahriu, që gjithë jetën e tij ishte një mësimdhënës i devotshëm, shumë herë i persekutuar nga regjimi serb.

Studimet universitare i përfundoi në Fakultetin e Xehetarisë dhe Metalurgjisë, Në fushën e xehtarisë, ndërsa studimet postdiplomike në Fakultetin e Gjeoshkencave dhe Teknologjisë, poashtu në fushën e Xehetarisë.

Është i martuar, dhe ka dy fëmijë, dhe jeton në Mitrovicë.

Në jetën e tij profesionale e institucionale ka ushtuar këto funksione:

2018 – vazhdon, Kryesues i Kuvendit Komunal të Mitrovicës;

2017 – Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale;

2017 – Zëvendës-Ministër në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale;

2013 – 2016 – Nënkryetar i Komunës së Mitrovicës;

2009 – 2013 – 2017 – Anëtar i Kuvendit Komunal të Mitrovicës tri mandate.

2010 – Këshilltar i Ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal;

2005 – 2010 – Udhëheqës i Sektorit të Rinisë në Komunën e Mitrovicës;

Funksionet politike:

2015 – vazhdon, Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës , dega në Mitrovicë dhe anëtar i këshillit të përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

2011 – 2015 – Nënkryetar i degës së LDK-së në Mitrovicë.

2003 – 2005 – 2007 – Kryetar i Forumit të Rinisë, dega në Mitrovicë në dy mandate.

Në zgjedhjet e 6 tetorit 2019 është kandidat për deputet në listën e LDK-së.

Pretendon se përvoja e gjatë politike, kompetenca profesionale e bënë një përfaqësues të denjë në Kuvendin e Kosovës.

SHPËRNDAJE