Profil vullnetari në kohë pandemie

Shpesh “bëhet i padukshëm” në qytetin ku ai jeton. Duket sikur është i pavrejtur.
Ama kur vie koha ai është në ballë të situatave.

Qe një dekadë e gjysmë janë më mijëra familje që i ka ndihmuar si vullnetar. Nuk ka familje skamnore që mos ti ketë trokitur në derë, madje nga disa herë.

E që nga 13 marsi i këtij viti, në këtë kohë të pa kohë, kur shumë rrogëtarë, madje edhe të shtetit u ngujuan, ai bashkë me kolegë të tij vullnetarë Natyrën, Burhanin, Lirimin, Nexhin e të tjerë nuk janë ndalur asnjëherë. Kanë ndihmuar skamnorët derë më derë, madje edhe familjet e prekura nga corona virusi.

Por për fatin tonë të keq si shtet dhe shoqëri që nuk i ofrojmë njerëzit që kanë dhënë prova disa herë, ende edhe pas 15 vitesh ai është veç vullnetar.

Ky është Blerim Ibrahimi.
Në mos tjetër, ai meriton respekt të pafund nga te gjithë ne!/Blerim Zhabari, Veriu.info/

SHPËRNDAJE