Profili i Faruk Mujkës, kandidatit të VV-së për deputet në Kuvendin e Kosovës

I lindur me 08.12.1967 në Mitrovicë. I rritur në një familje ku xhaxhai dhe hallat ishin ndër mësimdhënësit e parë në gjuhën shqipe në komunën e Mitrovicës dhe frymë nacionaliste të ushtruar nga gjyshi I tij Raif Mujka, bashkëpunëtor i afërt i Xhafer Devës.

Studimet universitare i kreu në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës dhe me profesion është inxhinier i ndërtimit.

Është i martuar, ka dy fëmijë dhe jeton e vepron në Mitrovicë.

Ka të përfunduar edhe shkollën e ultë të muzikës. Ka qenë anëtarë i korit të qytetit nga themelimi i saj dhe ka për synim riaktivizimin e korit dhe orkestës filharmonike të qytetit duke ditur kapacitetin professional të shkollës së muzikës “Tefta Tashko”.

Për 12 vite ka qenë anëtar i Bordit të Federatës së Hendbollit të Kosovës, i ngarkuar me detyrë të komunikimit me Federatën Europiane dhe ndërkombëtare të Hendbollit EHF dhe IHF në kohën kur kjo federate ishte e para në sportin kosovar që u pranua si anëtare e barabartë.

Në jetën politike është kyqyr në vitin 2007 kur u themelua Partia Ekologjike e Kosovës, si kryetar i degës në Mitrovicë dhe nënkryetar i saj në nivelin qendrorë.

Në Lëvizjen VETËVENDOSJE! është kyqyr në vitin
2010.

Nga viti 2013 – 2016 Asambleist në Kuvendin Komunal të Mitrovicës ndërsa nga viti 2016 ushtron detyrën e Nënkryetarit të komunës së Mitrovicës.

Aktualisht është Kryetar i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Mitrovicë dhe Zv. Kryesues i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në nivelin qendrorë.

Në zgjedhjet e 6 Tetorit 2019, pretendon të zgjidhet deputet duke qenë në Listën e Lëvizjes VETËVENDOSJE! me numrin rendor 28.

Beson se me eksperiencën e fituar si asambleist dhe nenkryetar komune mund të ofroj kontribut të çmueshëm dhe kompetencë të plotë në Kuvendin e Republikës së Kosovës

SHPËRNDAJE