Profili i njeriut që flet me Rugovën e vdekur – Nga LDK te ORA deri të këshilltari i Rexhep Selimit në QPK

Anëtari i LDK-së Hazir Borovci që së fundi u përfol për incidentin që ndodhi në degën e tretë të kësaj partie, ku pati rrahje mes delegatëve, ka qenë i ftuar në emisionin “DPT Te Fidani” në T7.

Borovci i cili është përjashtuar nga gara për degën e III’të të LDK’së bashkë me Arban Abrashin për shkak të incidentit e ka akuzuar pikërisht Abrashin për këtë largim nga gara.

Borovci tregoi për angazhimin e tij në LDK që nga formimi në vitin 1989 e më pastaj për angazhimin e tij në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në vitet e luftës 1997-1999.

“I jam bashkangjitur luftës së UÇK-së në vitet 1997-1999 dhe kam qenë angazhuar në Zonën Operative të Llapit. Për këtë veprim nuk i bie asnjëherë pishman.”

Borovci tha se ka luftuar dhe ka pasur qasjen e unitetit dhe mos me u mar me parti.

Hazir Borovci u shpreh se në Qeverinë e Përkohshme që udhëhiqej nga Hashim Thaçi ka qenë këshilltar nga vija e luftës.

“Kam qenë këshilltar në Ministrinë e Rendit në Qeverinë e Përkohshme të Kosovës nga vija e luftës”

Ai tha se asnjë sekond dhe asnjë ditë nuk ka qenë në LPK(Lëvizjen Popullore të Kosovës).

“Fushëveprimtaria ime politike është LDK, prapë jam anëtar i LDK dhe do të mbetem anëtar i LDK-së” u shpreh Hazir Borovci.

Por, në biografinë e Borovcit bëhet e ditur se ai ka qenë edhe pjesë e Partisë Reformiste Ora të Veton Surroit gjatë vitit 2006 -2007.

SHPËRNDAJE