Prognoza e Milazim Krasniqit: Ky koalicion do të mund t’i dilte përballë Serbisë

Njohësi i çështjeve politike në vend, njëherësh edhe profesor universitar, Milazim Krasniqi, ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, do të ishte e udhës të bënin koalicion pas zgjedhor, e krejt kjo sipas tij, për të përballuar procesin e negociatave me Serbinë.

“Nëse llogaritët që për këto katër vite duhet të zgjidhet statusi i Kosovës me Serbinë atëherë unë jam i bindur që duhet një koalicion i madh, që do të thotë një koalicion i LVV-së me PDK-në, ai koalicion do të mund jo vetëm të zgjidhte presidentin, por mund ta përballoj procesin e negociatave me Serbinë që do të jetë shumë i vështirë”, ka thënë ai.

Krasniqi, në një intervistë për Gazeta Blic ka theksuar se, Kurti nëse bëhet kryeministër ka nevojë për PDK-në.

“Kurti nëse bëhet kryeministër ka nevojë për PDK-në , për një parti që ia mbulon këtë pjesën e krahut të luftës. Ky koalicion është i vetmi që mundet me qenë përball Serbisë”, ka thënë Krasniqi.