Programi “Coca-Cola përkrahë Rininë”, filloi implementimin e fazës së katërt në Ferizaj

Programi për të rinj “Coca-Cola përkrah Rininë”, filloi implementimin e fazës së 4-të në qytetin e Ferizajt. Ky program është i përqendruar në fuqizimin e të rinjve, duke pajisur ata me aftësi të nevojshme për t’i dhënë atyre një mbështetje në rrugën e punësimit apo vetëpunësimit.

Trajnerja e këtij programi, Shenaj Shala e vlerëson trajnimin si shumë të suksesshëm i cili ka për qëllim fuqizimin e të rinjve në “Aftësitë e Buta” dhe “Aftësitë në Biznes”, ku ata do të aftësohen se si të krijojnë imazhin personal, përshtypjet e para, si të shkruajnë CV-në, kodin e veshjes dhe informata të tjera në mënyrë që të jenë sa më të përgatitur për të nisur karrierën e tyre.

Ndërkaq Dardan Veliaj, njëri nga trajnerët tregon se ndjekja e këtij programi ua mundëson pjesëmarrësve që të ngrisin vetëbesimin në atë se çka duan të arrijnë në jetë dhe të jenë njerëz që i shërbejnë komunitetit.

“Ishte një paradite e këndshme me të rinjtë dhe të reja në këtë trajnim që ka të bëjë me “Aftësitë Jetësore”.

Ky lloj trajnimi ua mundëson të rinjve që të reflektojnë vet për mënyrën se si jetojnë, që të reflektojnë për karrierën, që ta ngrisin vetëbesimin e tyre, ta ngrisin qëllimin çfarë duan të arrijnë në jetë që të bëhen njerëz më të mirë por edhe të bëhen njerëz që i shërbejnë komunitetit.

Ndërkaq, pjesëmarrësit e programit janë të rinj të moshës nga 18-30 vjeç. Në mesin e tyre ishte edhe Arbenita Topalli, e cila tregon për përshtypjet e para dhe shprehet e lumtur që është pjesë e këtij trajnimi.

“Sot është dita e parë në ketë trajnim “Coca Cola përkrahë rininë” dhe prej ditës së parë i kemi marrë përshtypjet shumë të mira po duket që është një trajnim shumë atraktiv dhe i përshtatshëm sidomos për këtë kohë, për arsye që për me u vetëpunësu të rinjtë është një mundësi shumë e mirë, pasi së pari me e njohur vetveten mandej me e njoftë edhe rrethin dhe komunitetin në të cilin jetojmë që normalisht me  zhvillu punën tonë pasionin tonë dhe biznesin që ne dëshirojmë”.

Trajnimet në këtë fazë do të organizohen në Ferizaj, Pejë dhe Prishtinë. Nën sloganin ‘Mëso, Zbato, Vepro’ trajnimet do të zgjasin tri ditë për secilin grup, ku pjesëmarrësit do të ndahen në 20 grupe me nga 30 pjesëmarrës, që është numri optimal për ndjekjen dhe pjesëmarrjen në trajnim të këtij lloji.

Gjithsej në këtë fazë organizohen 10 trajnime, për 5 javë sa edhe zgjatë programi, ndërkaq të interesuarit për Pejë dhe Prishtinë mirëpriten ende që të aplikojnë përmes këtij linku:

Ballina

Programi “Coca-Cola Përkrah Rininë”, implementohet në 28 shtete ku edhe vepron Coca-Cola HBC. Ndërkaq, zotimi i kompanisë është që deri në vitin 2025, përmes këtij programi të trajnohen deri në 1 milion të rinj në këto vende.

SHPËRNDAJE