Prokuroria shokohet nga ajo që gjen në telefonin e Ridvan Zykajt

Pasi qëlloi me breshëri kushërinjtë e tij, mes të cilëve dy fëmijë, Ritvan Zykaj nuk u largua menjëherë nga shtëpitë ku dergjeshin viktimat. Ai nisi t’i filmojë me celular trupat e pajetë dhe pastaj u largua me vrap për t’iu fshehur policisë.

Në ikje, filmimet ia dërgoi edhe djalit të tij të hallës përmes Facebook messenger, por këto filmime u gjetën nga prokurorët edhe në celularin e tij.

Mbetet ende e pashpjegueshme se çfarë e shkaktoi furinë e Zykajt që shpërtheu në breshëri plumbash në trupat e 8 familjarëve të Zykajt. Të gjitha gjasat janë se ai vuan nga çrregullimet mendore.

Megjithëse në polici, tha se e akuzonin për vjedhje, sërish kjo nuk mund të bëhej shkak për një masakër të tillë, e cila edhe është filmuar nga autori. Në kufijtë e çmendurisë është edhe fakti që pas masakrës, ai i përgjigjej sharjeve dhe fyerjeve të komentuesve në Facebook për vrasjeve që kishte kryer./lapsi.al

SHPËRNDAJE