Prokuroria Speciale nis hetimet për fotografinë e publikuar nga deputetja Brovina

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se do të hapë hetime për dhun imin e një 35 vjeçare nga forcat serbe, për të cilin dëshmoi sot në seancën e Kuvendit, deputetja Flora Brovina duke publikuar një fotografi.

Përmes një komunikate për medie, prokuroria thotë se me të marrë lajmin që deputetja e PDK-së, Flora Brovina, ka paraqitur një fotografi që sipas saj dëshmon dhun imin e një gruaje 35 vjeçare nga ushtarët serbë gjatë luftës në Kosovë, do ta hapë hetimin.

Sipas tyre, do të ftohet deputetja Brovina për dhënien e informacionit lidhur me viktimën për të cilën ajo pohon se është e gjallë, si dhe, dorëzimin e fotos dhe dëshmive që ajo pohon se i ka lidhur me këtë rast dhe raste të tjera.

Prokuroria Speciale njofton që vetëm pas publikimit të fotos nga deputetja Brovina e ka kuptuar për ekzistencën e kësaj dëshmie, pasi që deri me tani për një fotografi të tillë nuk kemi pasur informata, as nga deputetja Brovina e as nga dikush tjetër.

Ndër të tjera përmes këtij njoftimi, Specialja fton të gjithë ata që kanë dëshmi të ndryshme, si video, fotografi apo edhe dëshmi tjera të cilat mund të jenë të rëndësishme për identifikimin e kryerësve të mundshëm të veprave penale që lidhen me kri met e luftës, t’i dërgojnë në Prokurorinë Speciale, pasi që sipas tyre në një shtet ligjorë provat dhe dëshmitë për kri met të pretenduara dorëzohen së pari në prokurori apo polici e jo përmes medieve apo gjatë debateve parlamentare.

SHPËRNDAJE