Promovohet libri monografik “Nexhmije Pagarusha”

Në Prishtinë, është promovuar libri monografik “Nexhmije Pagarusha”, e autorëve Shaban Maxharraj dhe Elvira Berisha.

Më këtë rast, redaktori i librit, Bardh Rugova theksoi se pa një sistem të mirë vlerash një shoqëri është e hutuar, e ngatërruar dhe e humbur.

“Nëse politika merret me emergjenca, kultura merr shumë kohë për t’u ndërtuar, do breza. Mjafton një emergjencë e gabuar dhe pak prishje e sistemit të vlerave, për t’u kthyer sërish në një shkretirë … Shitemi i vlerave nuk është për sedrën e atij që është në vendin e parë.

Një artist i vërtetë kurrë nuk motivohet nga shpërblimi financiar, apo nga ndonjë medalje…10:30 Të jesh artiste nënkupton shumë adhurues, një vetmi e thellë dhe e errët. Rrëfimi për një rastiste, është rrëfimi për vetminë, shpirti krijues është vetmitar në kohën e tij, pastaj ndër breza përmes ndikimit kulturor lulëzon e shndërrohet në burim krijimesh të tjera”, tha Rugova.

Profesori dhe kompozitori Fahri Beqiri duke e vlerësuar lartë krijimtarinë dhe bashkëpunimin që ka pasur me Nexhmije Pagarushën, tha se për gjysmë shekulli ka treguar për punën e saj.

“Se çka kam pas me Nexhmijen për gjysmë shekulli, e kam tregu me punë me bashkëpunim, madje edhe me komponime. Fati ka deshtë që komponimet e fundit janë realizuar fal edhe vullnetit, edhe moshës që e kam pas në atë kohë, e që kam pas vullnet edhe trimëri me shkruar për Nexhmijen”, tha Beqiri.

Ministri në largim i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Kujtim Gashi duke folur për daljen në skenë të këngëtares Nexhmije Pagarusha, në kohën kur ajo ishte e re, theksoi se kjo dalje nuk ishte e lehtë në rrethanat e ish-Jugosllavisë.

“Në një kohë kur Kosova nuk njihej shumë, sidomos sa i përket kulturës, një zë do të bëhej shkas që vendi ynë i vogël i Ballkanit, Kosova, të prezantohet më ndryshe. Shpejt ky zë nuk do të përfaqësonte vetëm Kosovën, por ishte edhe markë e krejt ish-Jugosllavisë”, tha Gashi.

Monografia është e ndarë në 13 kapituj, ku prezantohet jeta dhe krijimtaria e Pagarushës prej tetë dekadash, raporton KosovaPress.

SHPËRNDAJE