Pronarja e sallonit për masazh erotik hyn në Parlament (Foto)

Masseur doing massage on man body in the spa salon. Beauty treatment concept.
Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë

Lidia Ivanusha (39), një anëtare e Partisë Kombëtare Sllovene (SNS), po hyn në parlamentin slloven dhe, siç pretendon portali slloven SiolNET, ajo zotëron një sallon për masazh erotik në vendin Arja vas.

Bëhet fjalë për sallonin Paradise në faqen e internetit të të cilës thuhet: “Masazh manual klasik i vajit, masazh klasik erotik dhe masazh erotik janë të disponueshme, diskrete”.

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë

SioINET kontaktuan sallonin. Njeriu që paraqiti veten si pronar i sallonit u tha atyre se nuk ishte i njëjti person dhe se “është ndoshta vetëm për emra të ngjashëm”.

Por, kryetari i partisë SNS Zmago Jelinçiq konfirmoi se Ivanusha është “pronare edhe e kompanive të tjera”, dhe kur u pyet nëse është e vërtetë se ajo ka një sallon masazhesh erotike, ai tha se “me siguri nuk punon në sallon, por ka staf”.

Ai shtoi se nuk sheh asgjë kontestuese nëse në parlament do të jetë një person që mban sallon për masazhe erotike.

“Shikoni pak Evropën. Në Austri ka sallone të tilla. Kjo është rregulluar me ligj nga shteti dhe është plotësisht legjitime. Jetojmë në vendin ku çdo gjë që është e kundërt, shihet si kontestuese dhe e keqe” tha Jelinçiq.

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë
SHPËRNDAJE