Propagandë e shekullit 15- serbët thonë se është hedhur helm në liqenin e Gazivodës

Plani serb për ta inskenuar “katastrofën humanitare”në veri po vazhdon me ngulm nga Beogradi, ekskluzivisht nga kreu i shtetit Aleksandar Vuçiq. “Është hedhur helm në Gazivodë, dhe mos pini ujë nga ujësjellësi”, është urdhri tjetër që vjen nga strukturat e terrenit në komunat e veriut.

Një kanal i besueshëm i redaksisë nga veriu, ka thënë se përveç kryetarëve të komunave, shumë aktiv në këtë drejtim është edhe Zoran Millojeviq i njohur si “Zela”, i cili kryesisht vepron me presion dhe me dhunë sa herë ka nevojë për Beogradin zyrtar.

“Zelja gjithmonë është aty ku urdhrat e Beogradit hasin në vështirësi për t’u zbatuar nga qytetarët dhe rendi i dytë i strukturave. Kështu ka ndodhur vazhdimisht edhe në kohën e zgjedhjeve apo mosmarrëveshjeve brenda Listës Srpska”, ka thënë burimi ynë.

“Për ta zbatuar këtë plan po flitet se janë përfshirë edhe serbët prorusë. ‘Zela’ka kontaktuar edhe me Momçilo Arllovin, një serb që ka qenë bashkëpunëtor i shërbimeve serbe të inteligjencës, dhe shumë i afërt me Dejan Damnjanoviqin, i cili është shumë i lidhur me rusët Leonid Savin dhe Aleksandar Duginin, ideologun e Putinit”, ka përfunduar burimi.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE