Propozimi interesant i Jakup Krasniqit se si të zgjidhet problemi me veteranët e rrejshëm

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi është deklaruar rreth çështjes së veteranëve, më saktësisht rreth mashtrimeve që kanë ndodhur me listat e veteranëve.

Krasniqi, në shkrimin e hedhur në llogarinë e tij në ‘Facebook’, ka thënë se çështjen e veteranëve të rrejshëm nuk mund ta zgjidhë drejtësia, sipas tij, zgjidhja më e duhur do të ishte që Kuvendi i Kosovës ta kthente këtë çështje prej fillimi.

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë

Dhe deri sa të zbulohet se kush ka bërë mashtrime të tilla, veteranët e vërtetë duhet të heqin dorë nga privilegji që kanë, transmeton Gazeta Blic.

Më poshtë, shkrimi i plotë i Jakup Krasniqit:

ÇËSHTJËN E “VETERANËVE” NUK MUND TA ZGJIDHË DREJTËSIA

Lajmi i sotëm që ka të bëjë me çështjen e “veteranëve” me shtyrë të mendoj goxha shumë dhe nuk munda të heshtë. Nuk e kam asnjë arsyeje që të mbrojë ndonjë anëtarë të Komisionit Qeveritar, por kam obligim që të them se kjo çështje nuk mund të zgjidhet me Sistemin e Drejtësisë.

Pse?

Se pari, mendoj se zgjidhja e këtij problemi është kryekreje politike e jo gjyqësore.

Se dyti, drejtësia nuk do t’i arrin dot përgjegjësit kryesor të këtij dëmi e mashtrimi të madh të historisë e të ardhmërisë.

Dhe se treti, po të dënoheshin të gjithë fajtorët, më shumë do t’i kushtonin buxhetit të Kosovës sesa numri mashtrues i “veteranëve”.

Prandaj zgjedhjen e duhur duhet ta bëjë politika në Kuvendin e Kosovës, duke e kthyer ketë çështje nga fillimi.
Shoqëria demokratike nuk duhet të luan me fatin e as një individi, e sidomos atëherë kur përgjegjësit kryesor mbesin të pa prekur!

Dhe krejt në fund, Veteranët e vërtetë, luftëtarët e lirisë ne një situatë të tillë do të duhej të deklaroheshin kundër këtij privilegji që deri të keqpërdorimi është ardhur për hir të votave që i kanë blerë të fuqishmit e politikës dhe të cilët këtij populli ia kanë bërë jetën ferr.

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë
SHPËRNDAJE