Protestë e çuditshme në veri

Taksistët kanë vepruar kështu në shenjë proteste ndaj konfiskimit nga Dogana e Kosovës të veturës së një kolegu të tyre.

Policia ka raportuar se mbrëmë rreth orës 20:10 ka marrë informatën se dhjetëra taksistë kanë bllokuar rrugën.

Sipas raportit të përditshëm policor, rreth 30 taksistë me veturat e tyre kanë bllokuar rr. “Filip Vishnjica”, në Mitrovicën Veriore.

Sipas Policisë, taksistët kanë vepruar kështu në shenjë proteste për konfiskimin e një veture kolegut të tyre nga ana e Doganës së Kosovës.

Rreth orës 21:15 protestuesit kanë liruar rrugën dhe janë shpërndarë pa ndonjë incident.

SHPËRNDAJE