Protestuesit për Agim Çekun: Nga hero në dështak

Sot është mbajtur një protestë kundër kryeprokurorit Aleksandër Lumezin, për të cilin prokurori Blakaj pretendon se është i lidhur me partitë në pushtet, shkruan Periskopi.

Protestuesit janë revoltuar ndaj Ramush Haradinajt, dhe deklaratave të tij kundër prokurorit Blakaj të cilin e kishte quajtur “hajn pulash”.

Sidoqoftë, ata kanë thënë se nuk janë kundër veteranëve të vërtetë dhe në disa sekonda kanë bërtitur “UÇK, UÇK”.

Në një nga fotografitë, shihet Agim Çeku me mbishkrimin “From hero to zero” që nënkupton “nga hero në dështak”.

SHPËRNDAJE