Provokon Daçiq: S’di çfarë kërkon Thaçi në Paris, 11 nëntori është ditë zie për shqiptarët

Ministri i Jashtëm serb Ivica Dacic, ka vazhduar retorikën e tij provokuese ndaj shqiptarëve të Kosovës, e në këtë rast kur është pyetur nga gazetarët për mundësinë e takimit të tij me presidentin serb Aleksandar Vucic në Paris më 11 nënor, ku liderët botëror janë ftuar për të shënuar përfundimin e Luftës së Parë Botërore.

Dacic ka thënë se në Luftën e Parë Botërore, serbët e francezët luftuan së bashku kundër shqiptarëve, që ishin në anën e Perandorisë Osmane, dhe ata e humbën këtë luftë. Dacic ka thënë se kjo ditë është ditë zie për shqiptarët, dhe nuk e din pse Thaçi është atije, ndoshta për të festuar humbjen.

“Nuk e di saktësisht se çfarë shënon Thaçi, sepse për të ajo është ditë zie. Ata e humbën Luftën e Parë Botërore. Unë nuk e kam parë ende dikush e quan Ditë të Fitores, një diça ku ka humbur. Unë nuk kam parë që udhëheqësit e Gjermanisë dhe Italisë shkojnë në paradën e Sheshit të Kuq në Moskë më 9 maj. Ne, së bashku me francezët, luftuam kundër shqiptarëve që ishin në anën e Turqisë, Gjermanisë dhe Austristro Hungarisë”, ka thënë Dacic.

Megjithatë, siç edhe dihet, Dacic është kontradiktor me vetën, pasi janë pikërisht serbët ata që festojnë humbjet, siç është Beteja e Fushë Kosovës, ku ata humbën kundër Perandorisë Osmane. /gazetametro.net

SHPËRNDAJE