Provokon keq Rakiq

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq ka njoftuar se sot është takuar me përfaqësues politik të serbëve që jetojnë në Mal të Zi.

Rakiq ka thënë se ka marrë përkrahe të fuqishme nga ta në këto momente të vështira.

“Sot kemi pasur mundësi dhe nder që në Mitrovicën e Veriut, të mirëpresim vëllezërit tanë, të cilët janë përfaqësues politik të serbëve që jetojnë në Mal të Zi. Posaçërisht na vjen mirë që nga këta kemi marrë përkrahje të fuqishme në këto momente të vështira dhe historike”, ka deklaruar Rakiq pas takimit.
Nuk dihet për çfarë arsye kërkoi mbështetje nga ‘vëllezërit e tij’, mirëpo Rakic njihet për provokime të shumta.

Ndryshe, kryetari i Mitrovicës Veriore që është edhe kryetar i Listës Serbe, shpesh ka krijuar situata jo të këndshme me deklarata rreth veriut dhe marrëdhënieve me shqiptarë, transmeton gazetametro.net.

SHPËRNDAJE