Pse Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli nuk e përshëndeten Rifat Jasharin në ceremoninë e 20 vjetorit të çlirimit

Sot në sheshin Skenderbeu në Prishtinë me një ceremoni madhështore është shënuar 20 vjetori i çlirimit të Kosovës, shkruan gazeta online veriu.info.

Në këtë ceremoni kanë qenë të pranishëm personalitete të shumta botërore të prira nga ish presidenti amerikan Bill Clinton dhe ish sekretarja Albright.

Përveç Clinton dhe Albright fjalë rasti mbajtën edhe tre liderët insititucionalë të Kosovës, presidenti Thaçi, kryeparlamentari Veseli dhe kryeministri Haradinaj.

Thaçi dhe Veseli në fjalën e tyre nuk lanë kë pa përshendetur nga personalitete që ishin të pranishme në këtë ceremoni me përjashtim të përfaqësuesit të familjes emblematike të Kosovës, familjes Jashari.

Si duket në prani të liderëve botërorë, Thaçi dhe Veseli, edhe njëherë nuk kanë pasur guximin që përballë tyre të përmendin familjen Jashari, gjë të cilën e kanë bërë edhe herë të tjera duke mos u identifikuar më luften për çlirimin e Kosovës me qëllim që të duken më paqësor para ndërkombëtarëve.

Për dallim nga ta, kryeministri Haradinaj ka pasur përshendetjë të veçantë për Rifat Jasharin.

Kujtojmë që ka tash disa vite që presidenti Thaçi nuk pritet në familjen Jashari, familja emblematike e Kosovës që dha mbi 50 anëtarë të familjes për lirinë e Kosovës, duke u bërë kështu vula e pashlyer e historisë sonë kombëtare./Veriu.info/

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE