Pse i kanë prishur raportet Fatmir Sejdiu me Vjosa Osmanin?

BERLIN - MAY 06: Kosovo President Fatmir Sejdiu arrives at Bellevue Palace on May 6, 2010 in Berlin, Germany. Sejdiu is on an official visit to Germany. (Photo by Sean Gallup/Getty Images)

Ish-presidenti i Kosovës, njëherësh ish-kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka dhënë një intervistë  në emisionin “Pressing”, në televizionin T7.

Sejdiu ka zbuluar pse i ka prishur raportet me deputeten Vjosa Osmani, që dikur ishte pjesë e ekipit të tij në Presidencë.

“Nuk e quaj ftohje të raporteve”, është shprehur Sejdiu.

“Ajo ka zgjedhur një qasje që asaj i duket e mirë, ta zëmë në Kuvendin e fundit”, ka treguar ai.

“I kam thënë që s’është mirë të jenë tre kandidatë për kryetar. Ajo ka thënë se është mirë, dhe ka kërkuar mbështetjen time”, ka zbuluar Sejdiu.

“I kam thënë se s’mund të jap mbështetje për një luftë që do ta humbësh”, ka shtuar ai.

“Isha shumë i bindur. Modeli i zgjedhjeve ishte i paarsyeshëm. Ishte diçka jo fort e pëlqyeshme”, ka thënë Sejdiu.

SHPËRNDAJE