Pse nuk u shkarkua Shpend Maxhuni ? Ramush Haradinaj i jep përgjigje Driton Selmanajt

Në raportimin para komisionit, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj po i përgjigjet pyetjeve të anëtarëve.Anëtari i Komisionit nga radhët e LDK-së, Driton Selmanaj e ka pyetur kryeministrin se pse ai nuk e ka shkarkuar Shpend Maxhunin që atëherë ishte drejtor i Policisë, por u ngrit në detyrë.

Haradinaj ka arsyetuar këtë veprim, duke thënë se policia nuk e ka iniciuar rastin e gylenistëve dhe se ajo ka qenë vetëm zbatuese e urdhrave që kanë ardh nga MPB-ja.

I pari i ekzekutivit ka thënë se Shpend Maxhuni nuk ka rol urdhërues por zbatues dhe prandaj nuk ka marrë masa ndëshkuese ndaj tij, por ndaj ministrit të MPB-se, Flamur Sefajt shkruan GazetaBlic.“Ne kemi mujt krejt policinë me e qu ne shpi po këta janë zbatues, nuk e kanë prodhu këta produktin e ka ba ministria e Punëve të Brendshme.

Nuk  mundesh me ja atribu Shpend Maxhunit daljen nga ligji,  ngase ai është zbatues i urdhrave të Ministrisë se Punëve të brendshme” ka thënë Haradinaj

SHPËRNDAJE