Pse pikërisht studentët e Mjekësisë protestuan për Astrit Deharin në fushatën e Veselit

Kryetari i PDK-së, gjatë një tubimi me punëtorët shëndetësor të QKUK-së, është ballafaquar me studentë të mjekësisë, ish-kolegë të aktivistit të VV-së, Astrit Dehari, i cili vdiq në burgun e Prizrenit.

Shokët e Astritit ndërhynë në tubimin e Veselit, duke ia përmendur atij vdekjen e Deharit e duke thirrur “Drejtësi për Astritin”, raporton Periskopi.

E jo rastësisht kjo ndodhi një një institucion shëndetësor.

Astriti ishte student i shkëlqyer në Fakultetin e Mjekësisë. Ai si student i ri i mjekësisë, ka qenë i shqetësuar me sistemin shëndetësor dhe është përpjekur ta jep kontributin e tij në këtë drejtim.

Dehari ishte i përfshirë si vullnetar në Drejtorinë e Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës dhe ishte një ndër njerëzit kryesor që punoi në ndërtimin e shëndetit publik në Prishtinë.