‘Pse po’m kqyr prej kerrit’: Arsyeja banale që u mbyt i riu nga Malisheva

I riu A.Sh. nga Malisheva ka mbetur i pa jetë pas një përledhje me thika mes 9 të rinjëve.

I gjithë rasti kishte ndodhur në orët e mbrëmjes së premte, ndërsa përleshja sipas prokurorit Ramiz Buzha, ka ndodhur për shkak të konflikteve nga vetura. Sipas deklarimit të tij në media, përleshja kishte filluar për shkak të shikimeve.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha i ka thënë Gazetës Express se janë arrestuar personat e përfshirë në këtë rast dhe se janë konfiskuar dy vetura.

“Policia në Malisheve ka pranuar informacionin se me datë 27.12.2019 rreth orës 23:25, disa persona të lënduar kanë kërkuar ndihme mjekësore në qendrën e mjekësisë familjare në Malishevë. Policia menjëherë ka shkuar ne lokacion.

Dyshohet se rreth 9 persona kanë marr pjese në një rrahje ne rr. “Ahmet Paqarizi” Dragobil- Burim dhe si pasoje e lëndimeve të marra mjeku ka konstatuar mbytjen e një personi”, ka thënë Hoxha./gazetametro.net

SHPËRNDAJE