Pse Shaqiri është futbollisti më i urryer në Serbi

Pasi u përfshi në debatin politik për festimin me duarshqiponjë kur ai shënoi kundër Serbisë, ai nuk do të luaj kundër Crvena Zvezdës në Ligën e Kampionëve
Xherdan Shaqiri ishte në qendër të një debati kontrovers në Botëror gjatë kësaj vere pasi që festojë golin kundër Serbisë me duarshqiponjë – simbolin e flamurit kombëtar, Shqipërisë-që nga serbët u konsiderua gjest politik.

Tensionet në mes të Serbisë dhe Kosovës, ku Shaqiri është lindur, mbeten te tenksionuara dhe Zvicra kishte rrezikuar një ndalim për disa ndeshje shkaku i këtij festimi.

Me Liverpoolin që është shortuar me Crvena Zvezdën në Beograd në kuadër të Grupit C te Ligës së Kampionëve, Jurgen Klopp ka konfirmuar sot që zvicerani nuk do të jetë pjesë e skuadrës që do të luajë të martën.

Pse Serbia e urren Shaqirin?

Pasi shënoi golin e fitores në minutën e 90’të kundër Serbisë në Grupin E në Zvicër gjatë Botërorit këtë verë, 26 vjeçari bëri duarshqiponjën që pasqyron shqiponjën-një referencë për flamurin e Shqipërisë.

Shaqiri ka lindur në Kosovë, një komb që ka deklaruar pavarësinë nga Serbia më 2018, edhe pse nuk është njohur nga Serbia dhe festimi është cilësuar me mesazhe politike brenda dhe jashtë fushe.

Shaqiri i takon një populli që ka luftuar forcat ushtarake të ish Jugosllavisë-Serbisë dhe Malit të Zi në atë kohë kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në fund të 1990’ës.

Gjesti duarshqiponjë që e bëri Shaqiri është një aludim për Serbinë e cila nuk e njeh shtet vendlindjen e tij dhe kështu është konsideruar një deklaratë politike.

Pavarësisht se Kosova është njohur si shtet nga UEFA, Serbia vazhdon ta refuzojë ta sheh të tillë Kosovës, këashtu që marrëdhëniet mbesin të tilla.

Shaqiri edhe gjatë Botërorit veshi atlete ku shihen dy flamujt kombëtarë të Zvicrës dhe Kosovës në të.

“Nuk flas për këtë gjë”, tha Shaqiri për gazetarët pas ndeshjes. “Në futboll gjithmonë ka emocione. E patë çfarë bëra, kisha emocione”.

“Jam i lumtur që shënova gol. Ne nuk duhet të flasim për këtë gjë tani”.

Ashtu si Shaqiri, edhe Granit Xhaka festojë me duarshqiponjë duke reflektuar shqiponjën e Shqipërisë pasi që barazoi rezultatin në 1-1 me një gol të bukur nga largësia.

Mesfushori i Arsenalit ka prindër shqiptar nga Kosova, me babin e tij që ka qenë i burgosur politik në vitin 1986, pasi që është burgosur nga qeverisja komuniste e Beogradit.

Për më shumë, vëllai i Xhakës luan për Kombëtaren e Shqipërisë.

Kapiteni i Zvicrës, Stephan Lichsteiner i doli në mbrojtje Shaqirit dhe Xhakës, edhe pse trajneri Vladimir Petkovic e refuzoi mundësinë për të diskutuar për qëllimet politike-duke theksuar se këto gjeste nuk janë për fushën e futbollit.

“Nuk duhet përzirë futbollin me politikën”, tha Petkovic. “Është mirë të jesh tifozë, është mirë të tregoni respekt. Ishte një atmosferë e mirë me emocione pozitive dhe për këtë gjë është futbolli”.

“Nuk është vetëm mendimi i imë, i tërë federatës dhe i skuadrës dhe tërë botës që e tregojnë këtë gjë sepse nuk kemi nevojë për politikë në futboll”.

“Mendoj që ne nuk duhet të besedojmë për këto gjëra dhe të flasim më shumë në fushë”.

Cili ishte dënimi i FIFA’së për këtë gjë?

Shaqiri bashkë me Xhakën mund të ishin ndaluar për dy ndeshje nga FIFA për festimet e tyre pasi që thyen rregullat për festimin e golave pa përcjellje të mesazheve politike.

Federata e Futbollit të Serbisë (FFS) po ashtu ka theksuar që ata do të ankohen për atletet e Shaqirit, ku ishte i dizajnuar flamuri i Kosovës, dhe për shumë “gjëra të tjera kontraverze” gjatë Grupin E në mes të Serbisë dhe Zvicrës.

FIFA, megjithatë ka konfirmuar në një deklaratë pas ndeshjes se ata kanë dënuar Shaqirin dhe Xhakën me nga 10 mijë franga si dhe Lichsteiner më 5000 franga që i doli në mbrojtje atyre.

Të tre lojtarëve ju dha vërejtje shtesë pasi “që kishin thyer kodin disiplinarë të FIFA për sjellje josportive dhe thyerjes se rregullave të fer playt”.

Pse Liverpool e la në shtëpi Shaqirin për ndeshjen kundër Zvezdës?

Liverpool morri vendim që ta lë në shtëpi mesfushorin për shkak të sigurisë së tij, pasi që kosovari i inatosi shumë tifozët serb në ndeshjen kundër Botërorit.

Pjesëmarrja e tij dhe paraqitja në këtë ndeshje do të bënte ambientin armiqësorë-potencialisht të rrezikshëm-situatë që Klopp nuk e dëshironte pasi që e do sigurinë e lojtarit të tij.

“Është një situatë ku ne shkojmë në një qytet fantastik si Beogradi për të luajtur futboll me një skuadër”, ka thënë Klopp për faqen zyrtare të klubit.

“Ne kemi dëgjuar dhe lexuar spekulime për atë si do të pritet Shaq në këtë vend edhe pse unë nuk e kam idënë se çfarë do të mund të ndodhte, ne duam që të jemi 100 për qind të fokusuar për të luajtur futboll atje dhe të mos mendojmë për diçka tjetër, kjo është e tëra”.

“Ne jemi Liverpool FC, një klub i madh, një skuadër futbolli por ne nuk kemi ndonjë mesazh shtesë për këtë. Ne nuk përcjellim mesazhe politike, absolutisht jo. Ne duam të fokusohemi në një ndeshje futbolli, të lirë nga të gjithë”.

“Ne i respekton këtë dhe dëshirojmë që ti shmangemi ndonjë shpërqëndrimi në një ndeshje jashtë 90 minuta-plus gara është e rëndësishme për futbollin dhe vetëm futbollin. Për këtë arsye, Shaqi nuk do të luaj dhe pres që ai ta kuptojë këtë. Shaq është lojtari i jonë, ne e duam atë dhe ai do të luan disa herë për ne, por jo të martën”.

Para konfirmimit të mungesës së Shaqirit, drejtori sportiv i Crvena Zvezdës, Zbezdan Terzic ka treguar që skuadra e tij do të bëj detyrën e tij për ta mbrojtur Shaqirin-edhe pse ka theksuar rëndësinë e situatës.

“Mendoj që Shaqiri do të kalonte një një presion të madh të jashtëzakonshëm psikologjik”, tha Terzic për ditoren serbe Kurir.

“Ai e di ku po shkon. E dinë shumë mirë që klubi i jonë është simbol i Serbisë, për dallim nga Partizani që e prezanton më shumë Jugosllavinë”.

SHPËRNDAJE