Pse Shqipëria nuk e respekton Festën e Pavarësisë së Kosovës: Sot protestë e madhe në Tiranë

Në raste të shpeshta kur Kosova ka festë, taborët politike në Shqipëri pikërisht në ato ditë bëjnë protesta të madhe politike, komenton Gazeta Online Veriu.info.

Masa të forta sigurie janë marrë lidhur me protestën e sotme të opozitës, e cila pritet të kulmojë para Kryeministrisë në orën 11.00 të ditës së sotme.

Efektivë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe repartit RENEA kanë “blinduar” Kryeministrinë në të gjithë ambientet e saj. Janë rreth 1300 efektivë policie në gatishmëri për mbarëvajtjen e protestës, me synim parandalimin e çdo incidenti.

Gjithçka pasi Policia e Shtetit tha se ka administruar edhe informacione se persona të caktuar, me rekorde kriminale apo të dënuar më parë për vepra të rënda penale, janë përgatitur për të ushtruar dhunë në protestën e datës 16 shkurt 2019, të organizuar nga Partia Demokratike.

Por ndryshe nga protestat e tjera, kësaj radhe kryedemokrati Lulzim Basha dhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi nuk do të mbajnë fjalim. Ata kanë zgjedhur që të heshtin, ndërkohë që fjalime do të mbajnë vetëm qytetarët që do i bashkohen protestës.

Protestuesit do të rrethojnë Kryeministrinë, ku thuhet se qytetarët do të qëndrojnë pa afat në bulevar

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE