Pse u takuan sot dostat e vjetër, Pacolli, Buzhala e Lushtaku?

Kur jemi më shumë se një muaj pas zgjedhjeve të 6 tetorit, shumica e politikanëve po japin mesazhe të caktuara indirekte në lidhje me zhvillimet politike në vend.

Një të tillë e ka dhënë edhe ish sekretari i AKR-së, Rrahim Pacolli, i cili është takuar në një restorant me kryetarin e degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtakun dhe gazetarët Berat Buzhala e Leonard Kërquki.

“Me miqte e mi te vjeter, Sami Lushtakun, Berat Buzhalen e Leonard Kerquki.”, ka shkruan Rrahim Pacolli në Facebook.

Ndryshe, në zgjedhjet e fundit AKR arriti rezultat dëshpërues në nivel vendi, njëjtë sikurse PDK në Skenderaj që nuk arriti të marrë më shumë se 15 mijë vota.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE