PSG-ja e Monaco në garë për mesfushorin e Barçës

Mesfushori kroat, Ivan Rakitiq mund të largohet nga Barcelona në afatin kalimtar veror.

Dy klubet franceze, Paris Saint-Germain dhe Monaco janë futur në garë për yllin e Barcelonës.

Sipas gazetës katalanase, Mundo Deportivo, dy gjigantët francezë do t’i kërkojnë Barcelonës që ta ulë çmimin prej 125 milionë eurosh në mënyrë që të nisin bisedimet për një transferim të tij në Ligue 1, transmeton kp.

Rakitiq ka qenë një prej lojtarëve më të mirë të Kroacisë në Kampionatin Botëror “Rusia 2018”, duke e udhëhequr kombëtaren e tij drejt finales.

Por ardhja e Arturo Vidal në mesfushë, ia rrezikon seriozisht vendin në formacionin startues dhe për këtë arsye mund të ndodh që Rakitiq të kërkojë vetë largimin nga Camp Nou.

SHPËRNDAJE