PSG probleme financiare, Reali 180 mln euro për të rrëmbyer super sulmuesin

Paris Saint-Germain po përballet me probleme për të mbyllur përfundimisht blerjen e talentit francez Kylian Mbappe.

Lajmi i bujshëm vjen nga Spanja, ku sipas “Chiringuito”, rregullat e “fair play financiar” kanë vënë në vështirësi parisienët, që kanë kohë deri më 27 gusht që të depozitojnë 180 milionë euro në arkat e klubit të Monaco, për ta kthyer huazimin e sezonit të kaluar në blerje përfundimtare.

Çuditërisht nëse nuk ia del të paguajë këtë shifër, PSG do të detyrohet të heq dorë nga kampioni i botës me Francën, shkruan “Sportmediaset”.

Kjo ka kthyer vëmendjen e Real Madridit që dëshiron të nënshkruajë me talentin. Perez ka bërë gati 180 milionë Euro, për t’i paguar më 28 gusht, nëse 24 orë më parë, Parisi nuk arrin të plotësojë detyrimet financiare ndaj Monaco.

SHPËRNDAJE