PSG shënon fitore bindëse ndaj Realit: Shkëlqen Angel Di Maria

Paris Saint-Germain ka shënuar fitore të pastër dhe bindëse në derbin e Grupit A ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja e zhvilluar në ‘Parc des Prince’ i ka takuar vendasve. PSG ka shënuar fitore të pastër 3-0 ndaj Real Madridit, falë një ndeshje fantastike të zhvilluar nga Angel Di Maria.

Sulmuesi argjentinas ndëshkoi dy herë ish skuadrën e tij në minutat 14 dhe 33, teksa goli i tretë u shënua në minutat shtesë nga Thomas Meunier.

Pas kësaj fitore, PSG prin në Grupin A me 3 pikë, teksa Real Madridi renditet i fundit pa pikë. Pozitat tre dhe katër ndahen nga Club Brugge dhe Galatasaray me nga 1 pikë.

SHPËRNDAJE