Publikohen pamje nga arrestimi i zyrtarit rus në Zubin Potok

Zyrtari rus i UNMIK-ut, Mikhail Krasnoshchenkov, i cili dyshohet se ishte infiltruar te serbët që po pengonin Policinë e Kosovës në aksionin në Zubin Potok, nuk kaloi mirë me përfaqësuesit e rendit.

Krasnoshchenkov, ditën kur Policia e Kosovës realizoi aksion në pjesën veriore të vendit, bllokoi rrugën duke penguar ata të kryenin punën e tyre, i cili u arrestua nga Policia.

Pamje nga arrestimi i zyrtarit rus janë publikuar të mërkurën nga televizioni i komunitetit serb në Kosovë, TV Most.

Lajmi është përcjell edhe nga mediet në Serbi dhe në Republikën Serbe në Bosnjë e Hercegovinë. Radio Televizioni i Republikës Serbe në Bosnjë e Hercegovinë shkruan se Policia e Kosovës e ka maltretuar, duke e goditur në kokë zyrtarin rus të UNMIK-ut.

Krasnochenkov u shpall person Non Grata nga autoritetet e Kosovës pas kërkesës së kryeministrit Ramush Haradinaj.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE