Publikohen propozimet për ndryshimin e Statutit të FFK’së

Delegatët e Kuvendit të Federatës së Futbollit të Kosovës kanë marrë iniciativen për amendamentim të Statutit të FFK’së.

Kjo iniciativë vjen pasi që sipas tyre ka shumë nene që kanë qenë në mos përputhje me njëri-tjetrin. Ata vlerësojnë se ka mos përputhje të çështjeve të njëjta dhe afateve kohore për çështjet e njëjta.

Kjo u bë e ditur edhe dje nga Presidenti i FC Ballkanit, Arsim Kabashi, i cili publikoi në llogarinë e tij propozimet për ndërrimin e statutit.

Arsyetimi nga Delegatët e Kuvendit të FFK’së:

“Ne, delegatët e Kuvendit të FFK-së kemi marrë iniciativen për amendamentim të Statuti të FFK-së , sepse ka pas shume nene qe kanë qenë në mos perputhje me njeri tjetrin, ka pas mos përputhje të qështjeve të njëjta dhe afateve kohore për qështjet e njëjta.

Kemi amendamentuar përfaqësimi në Kuvend të FFK-së si organi me i lartë, me qëllim që përfaqësimi i klubeve, futbollistëve dhe investitorëve të futbollit më qenë më present në Kuvendin e FFK-së. Ju kemi dhën mundësi që trupat profesionale dhe shoqatat të merren ekzkluzivisht me qështje profesionale dhe mos të jenë të ndikushem për shkak të votes

Kemi ndryshuar mënyrën e përfaqësimit në Komitetin Ekzekutiv e kemi bërë me përfaqësues të klubeve nga Superliga, Liga e Parë dhe futbolli i femrave. Komiteti Ekzekutiv do të vazhdojë me qenë organë vendimmarrës ndërsa, kryetari, nënkryetarët dhe sekretari gjeneral me qenë organe udhëhqëse dhe përfaqësuese të FFK-së.

Me këto amendamente kemi vendos bazë të shëndosh të funksionimit të Federatës së Futbollit të Kosovës, ku përfundimisht është bërë ndarja e funksionimit të organeve ekzekutive, legjislative dhe administrative.

Kjo është thelbesore për funsionim të cdo institucioni të pavarur ku dihen përgjegjësit e të gjitha organeve dhe nuk mund të ketë interferim apo ndikim jo parimorë tek institucionet vendimarrëse siq është Kuvendi i FFK-së.

Komiteti Ekzekutiv dhe Kuvendi i FFK-së do të përbëhet nga përfaqësues të drejpërdrejt të klubeve dhe të atyre që janë duke punuar për zhvillim të futbollit.

Është rregulluar përfaqësimi edhe në Lidhjet Rajonale të Futbollit, me cka ju pamundësohet që me shoqata e pseudo klube qe shkrihet e ç’shkrien, e fuzionohen e ç’fuzionohen të ndikojnë në mbarvajtje dhe zhvillim të futbollit.

Mbledhjet e Kuvendit të FFK-së do të i udhëheqë kryetari i Kuvendi, njëri nga delegatët e Kuvendit të FFK-së, jo më kryetari i FFK-së sepse ai është organ udhëheqës ekzekutiv, organi ekzekutiv dhe nuk ka të drejtë të udhëheq organin legjislativ.

Do të kemi edhe Komsion Zgjedhor , nuk do të ketë më zgjedhje të manipulara , paraprakisht të aranazhuara e montuara, do të kemi zgjedhje të lira dhe demokratike, do të ketë transparencë dhe do të kemi institucion të shkallës së parë dhe të dytë ku do të mund të bëjëm ankesat në procesin zgjedhorë.

Kërkojmë që amendamente e propozuar të votohen më votim të përbashkët të gjitha njëherësh, me qëllim që mos ta humbasin esencën, kuptimin dhe mos të krijohet dualizëm për qështje të njëjtë.

Me respekt, delegatët nënshkrues të amendamentimit të Statuti të FFK-së”.

Propozimet e plota për ndryshimin e statutit të FFK’së e gjeni në këtë LINK

SHPËRNDAJE