Publikohet aktakuza ndaj Salih Mustafës: Ja për çka akuzohet

Ish-ushtari i UÇK-së, Salih Mustafa, është personi i parë që është arrestuar nga Gjykata Speciale në Hagë.

Gjykata Speciale ka publikuar aktakuzën dhe sipas saj, këto janë veprat për të cilat Mustafa dyshohet dhe për të cilat mban përgjegjësi penale:

34. Përmes veprimeve dhe mosveprimeve të përshkruara në paragrafët 12-13, 19, 23-26 dhe 29 më lart, Salih MUSTAFA kreu fizikisht, urdhëroi dhe/ose nxiti krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe torturës. Përmes veprimeve dhe mosveprimeve të përshkruara në paragrafët 7-11, 18-19, 21-27, 29 dhe 31-32 më lart, Salih MUSTAFA, përmes pjesëmarrjes së tij në një ndërmarrje kriminale të përbashkët, kreu dhe/ose ndihmoi dhe inkurajoi kryerjen e krimeve të ndalimit arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme. Përmes veprimeve dhe mosveprimeve të përshkruara në paragrafët 14-17, 18-19, 21-27, 29 dhe 31-32 më lart, Salih MUSTAFA gjithashtu dinte ose kishte arsye të dinte se vartësit e tij ishin në prag të kryerjes ose kishin kryer krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme, dhe nuk mori masa të nevojshme e të arsyeshme për parandalimin e akteve të tilla, ose për ndëshkimin e kryesve.

35. Salih MUSTAFA mban përgjegjësi penale individuale për:

Pika 1: NDALIM ARBITRAR në kompleksin e ndalimit në Zllash afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, KRIM LUFTE, i ndëshkueshëm në bazë të neneve 14(1)(c), 16(1)(a), dhe 16(1)(c) të Ligjit;

Pika 2: TRAJTIM MIZOR në kompleksin e ndalimit në Zllash afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, KRIM LUFTE, i ndëshkueshëm në bazë të neneve 14(1)(c)(i), 16(1)(a), dhe16(1)(c) të Ligjit;

Pika 3: TORTURË në kompleksin e ndalimit në Zllash afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, KRIM LUFTE, i ndëshkueshëm në bazë të neneve 14(1)(c)(i), 16(1)(a), dhe 16(1)(c) të Ligjit; dhe

Pika 4: VRASJE E PALIGJSHME në kompleksin e ndalimit në Zllash afërsisht midis 19 prillit 1999 dhe rreth fundit të prillit 1999, KRIM LUFTE, i ndëshkueshëm në bazë të neneve 14(1)(c)(i), 16(1)(a), dhe16(1)(c) të Ligjit.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE