Publikohet pjesërisht kontrata për KEDS-in, madje pesë vjet pas shitjes

Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka bërë publike kontratën me investitorin “Limak-Çalik”, pesë vjet nga shitja e kompanisë për distribucion dhe furnizim të energjisë elektrike (KEDS). Megjithatë, publikimi i kësaj kontrate është i pjesshëm. Asaj i mungojnë disa shtojca, siç është marrëveshja e transferimit, ajo e arkëtimit, si dhe marrëveshja për shërbimet e përbashkëta, shkruan sot Koha Ditore.

Gazeta ka provuar që të marrë qëndrim nga ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, por ai nuk është përgjigjur në telefonatat e gazetës. Ndërsa shoqëria civile e ka kritikuar mospublikimin e plotë nga Ministria, duke thënë se nuk mund të ketë publikim të pjesshëm të kontratave.

Për organizatën INDEP, kontratat që përmbajnë dispozita që nuk lejojnë publikimin e tyre janë kundër interesit publik dhe si të tilla po vërtetohen edhe nga gjykatat. (Shtyp mbi linkun e mëposhtëm dhe shiko pamjen ⤵⤵⤵)

Dardan Abazi nga kjo organizatë ka thënë për gazetën se kontratat milionëshe e miliardëshe duhet të publikohen sidomos para nënshkrimit. Kjo pasi, sipas tij, do të mundë të shmangeshin marrëveshjet e dëmshme. Të tillë e ka konsideruar edhe atë të distribucionit dhe të termocentralit “Kosova e Re”.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE