Publikohet rrëfimi i grave të ‘gylenistëve’ që u kidnapuan nga Kosova

Turqia ka rrëmbyer më shumë se 100 anëtarë të dyshuar të lëvizjes së Fetullah Gylenit, në shumë vendet të botës gjatë këtyre viteve të fundit. Përmes një shkrimi të gazetës prestigjiozë izraelite “Haaretz”, janë paraqitur rrëfimet e grave, burrat e të cilave janë kidnapuar nga Kosova dhe tani po lëngojnë në burgjet e Turqisë.

Është një gjë ta humbësh burrin apo babën. Por është një gjë tjetër ta humbësh atë si pasojë e dorës së zgjatur të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, dhe gjuetisë së tij për ‘gylenistë’ në të gjithë globin, shkruan “Haaretz”, shkruan Gazeta Express.

Me 29 mars, burri i Yasemin Karabina, Jusufi, ishte njëri prej gjashtë personave që u kap nga autoritetet e inteligjencës kosovare gjatë një operacioni të hershëm dhe të fshehtë në mëngjes.

Të gjithë burrat të cilët punonin në shkolla të lidhura me lëvizjen e Gulenit, ishin ekstraduar në Turqi me një aeroplan privat, dhe ishin torturuar në rrugë e sipër, bazuar në deklaratat e avokatit të caktuar nga familjarët e të kidnapuarve.

Erdogan ndërkohë fajëson klerikun fetar Fetullah Gulen i cili qëndron në SHBA, dhe ndjekësit e tij, për tentimin e dështuar për grusht shtet në korrikun e vitit 2016.

Cihan Ozkan, Hasan Huseyin Gunkan, Kahraman Demirez, Mustafa Erdem, Osman Karakaya dhe Jusuf Karabina, janë akuzuar se i përkisnin lëvizjes së Fetullah Gulenit, e të cilën Turqia e konsideron si terroriste. Ata ishin akuzuar se kishin ndihmuar ‘gylenistët’ të largoheshin nga Turqia për në Evropë dhe SHBA. Fotografitë e tyre kishin bërë gjiron në mediat turke, duke i paraqitur si anëtar të ‘FETO’-s.

Edhe pas gjashtë muajve prej kur mediat lokale raportuan për ‘kidnapim’, lidhjet e të arrestuarve me aktivitete terroriste nuk kanë një lidhje për familjarët e tyre.

“Kosova e ka falur shumë lehtë ndërhyrjen turke”, ishte titulli i një opinioni të shkruar nga gazetari kosovar nektar Zogjani. Por megjithatë të gjithë e kanë falur.

“Shokët tonë po fajësohen se ishin pjesë e përpjekjes për grushtshtet” thotë Nazmi Ulus, drejtor i Kolegjit Mehmet Akif, që gjendet në Lipjan në afërsi të Prishtinës.

“Si është e mundur?” pyet ai. “Duket qesharake”.

Mbi 100 rrëmbime

Nuk duket qesharake që Erdogan është rizgjedhur në qershor si president edhe për pesë vite të tjera. Ndërkohë edhe në muajt e fundit ka pasur tentime për rrëmbim të ‘gylenistëve’ në Azerbejgjan, Ukrainë dhe Gabon, ndërkohë një tentim i fundit i autoriteteve sekrete turke për një gjë të tillë dështoi në Mongoli.

Muajin e fundit, ministri i jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, mburrej me faktin se autoritet e shërbimit të inteligjencës turke kanë arritur që të kapin më shumë se 100 anëtarë të dyshuar për lidhje me lëvizjen e Fetullah Gulenit vetëm në dy vitet e fundit.

Karabina, Feyza Gunkan dhe Olcay Demirez, burrat e të triave janë kidnapuar në mëngjesin e të martës në muajin mars, dhe tani duken të pafuqishme për të bërë ndonjë gjë. Storjet e tyre tregojnë se gjuetia e Erdoganit për gylenistë në gjithë globin kanë edhe një kosto njerëzore.

Në shkollën e Lipjanit, ku burri i saj Jusufi ishte zv.drejtor, Yasemin Karabina, kujton zhvillimet e atij mëngjesi. Duke e dërguar djalin e tyre 15 vjeçar në shkollë, makina e tyre ishte ndalur nga forcat policore. Ata kishin kërkuar dokumentacionin e burrit të saj Jusufit.

Yasemin Karabina tregon se pas disa minutave ndalesë, dyshimet e tyre filluan të rriten: ata ishin në dijeni për rrëmbimet e të ashtuquajturve ‘gylenistë’ në pjesët tjera të botës.

Nuk kishte asnjë shenjë se personat që na ndaluan ishin oficerë policor, thotë Karabina,

Ajo thotë se kamerat e sigurisë tregojnë se si ishin tërhequr zvarrë nga makina dhe se ishte lënduar gjatë atij aksioni.

Ajo tregon se pas gjithë asaj tollovie të madhe, e kishte parë që burri i saj nuk ishte më në makinë. “Kontakti i fundit më të ishte në makinë”, thotë ajo.

Fëmijët pa baballarë

Djali i Karabinas nuk është fëmija i vetëm që ka mbetur pa baba. Olcay Demirez gjithashtu ka një djalë 3 vjeçar me burrin e saj Kahraman. Të dy janë kidnapuar nga një shkollë e ‘Gylenit’ në Gjakovë.

Bazuar në atë që thotë Olcay Demirez, burri i saj kishte shkuar në shkollë para orës 8 të mëngjesit për të përgatitur studentët për një ushtrim në teren. Ata ishin duke luajtur në oborrin e shkollës në pritje që të arrinte autobusi.

Më pas, vazhdon rrëfimi i saj, tre policë erdhën në shkollën. Burri i saj kishte shkuar për t’u takuar me ta, dhe ishte përshëndetur. “Ai ka pasur një raport të mirë me policët”, thotë Olcay Demires.

Policët i kishin thënë atij se kishin disa dyshime sa i përket dokumenteve të identifikimit, bazuar në deklarimet e gruas së Demirez, dhe kështu ata kishin thënë se duhet ta marrin në stacionin policor.

“Ata dhanë sinjale se do ta arrestojnë në sy të fëmijëve”, rrëfen me lot në sy ajo. “Pastaj e futen me forcë në makinë”, transmeton GazetaExpress.

Ajo nuk e ka parë burrin e saj që nga ai mëngjes.

“Si një nënë, si një grua, jam thellësisht ofenduar nga kjo situatë”, thotë ajo me lot në sy.

Katër fëmijët e Feyza Gunkan, që kanë jetuar në Kosovë së bashku me burrin e saj Hasan Huseyin Gunkan për 13 vjet, kanë mbetur gjithashtu pa baba. Fëmija i tyre më i ri është 4 vjeçar.

Lajmin e rrëmbimit të burrit të saj, Feyza Gunkan e kishte marrë nga telefonat që iu bë nga shkolla. Kjo ishte tronditja e parë. Më pas duke përcjellë raportimet në mediat turke dhe shqiptare, ajo shpejtë mësoi se burri i saj ishte kidnapuar gabimisht. Një burrë me emrin e njëjtë ishte target i vërtet. Megjithatë burri i saj vazhdon të vuaj në Turqi, duke pritur gjyqin,

Bazuar në raportimet e disa mediave, dhjetëra shtetas turq kanë aplikuar në Kosovë për azil. Ndërkohë familja e Mustafa Erdem, pjesë e kolegjit Mehmet Akif, thuhet se është larguar nga Kosova disa muaj më parë, dhe ka kërkuar azil në Gjermani.

Ndërkohë në fillim të këtij muaji, zyrtarë në Prizren, kanë mohuar se është mbyllur edhe një kopsht i fëmijëve, i dyshuar për lidhje me lëvizjen e Gylenit.

“Ne vazhdojmë të shqetësohemi se çfarë mund të ndodh” thotë Gunakan. “Ne kemi shumë dyshime këtu”.

Ndërkohë kryeministri kosovar, Ramush Haradinaj, ishte përpjekur që t’ua largojë dyshimet dhe frikën. Bazuar në deklaratën e Yasemin Karabina, Haradinaj u kishte thënë se “asgjë sikur kjo nuk do të ndodhë më kurrë”

Pas kidnapimit, Haradinaj, kishte deklaruar se nuk kishte qenë i informuar rreth aksionit. Në ditët në vijim ai kishte shkarkuar ministrin e Punëve të Brendshme dhe shefin e inteligjencës, dhe më vonë kishte kritikuar Erdoganin duke thënë se 6 shtetasit “nuk ishin depërtuar, por ishin kidnapuar”.

Por ndryshe nga Haradinaj, presidenti kosovar, Hashim Thaçi, ishte përpjekur që të justifikojë rrëmbimin, duke thënë se burrat e kapur ishin të përfshirë në aksione ilegale dhe përbenin rrezik për sigurinë e shtetit.

Sido që ta quash, familjet e tyre janë thellë të frustruara me faktin se si u lejua të ndodhte kidnapimi.

“Nuk mund ta kuptojmë” thotë Jasemin Karabina. “Është për të ardhur keq që politikanët kosovar kanë lidhje me atë person në Turqi”.

‘Ai djal në Turqi”, u shfaq i pa kënaqur me komentet e Haradinajt. Erdogan i cili ka raporte të mira me Thaçin, ishte shfaqur shumë i ashpër me Haradinajn.

“Pyetja ime është për kryeministrin e Kosovës. Me urdhër të kujt keni marrë veprime të tilla”, kishte thënë Erdogan pas shkarkimit të ministrit të Brendshëm dhe shefit të AKI-së.

“Si mund t’i mbroni njerëz të tillë të cilët kanë tentuar të bëjnë grusht shtet në Turqi? Do të përgjigjeni për këtë”, kishte thënë Erdogan.

Fuqia ekonomike

Por pavarësisht se çfarë mendojnë udhëheqësit kosovar për stilin e sundimit të Erdoganit, Turqia mund të mos jetë një shtet mik që Kosova mund ta përballojë humbjen e tij. Krahas të qenit një avokat i fortë për njohjen ndërkombëtare të Kosovës dhe anëtarësimin në BE dhe NATO, Turqia gjithashtu ka një ndikim të konsiderueshëm ekonomik në Kosovës. (Ishte një nga vendet e para që njohu Kosovën pa deklarimit të pavarësisë në shkurt të vitit 2008.

Sipas Esin Muzbe, sekretar i përgjithshëm i Odës Ekonomike të Kosovës në Turqi, shteti turk do të jetë burimi i tretë më i madh i investimeve të huaja direkt në Kosovë.

Kompanitë turke drejtojnë aeroportin e vetëm ndërkombëtar të Kosovës dhe rrjetin elektrik në vend, dhe po ndërtojnë autostrada që kushtojnë miliarda dollarë. Agjenci të ndryshme shtetërore ndërkohë janë kujdesur për rivendosjen e trashëgimisë së epokës osmane në Kosovë. Ndërkohë një xhami i madhe e re, e financuar gjithashtu është planifikuar të ndërtohet në qendër të Prishtinës në një stil osman.

Por Erdogan gjithashtu kishte bërë përpjekje që të ushtrojë presion edhe në mënyra të tjera. Disa vite më parë Qeveria e Kosovës rishikoi tekstet e historisë në presionin e Erdogan, për të zbukuruar më pozitivisht sundimin osman.

Ndërkohë në vitin 2016, derisa përpjekja për grusht shtet në Turqi ishte në zhvillim e sipër, gazetari i Gazetës Express, Berat Buzhala, kishte shkruar një post satirik në mediat sociale, duke u bërë thirrje të gjithë kosovarë që pushojnë në Turqi që të mbështesin grusht shtet. Si rezultat, Buzhala në një prononcim për Haaerz, ka thënë se ambasadorja e Turqisë kishte bërë thirrje për arrestimin e tij.

Por megjithatë ka shumë kosovarë që e shohin Turqinë si një dritë shumë pozitive. Për shembull Abdulhadi Krasniqi ka dëshirë që të promovojë lidhje të përbashkëta kulturore në mes kosovarëve dhe turqve.

Rreth 20 mijë qytetarë në Kosovë janë të etnisë turke, dhe Krasniqi është krye bashkiaku i Mamushës, e vetmja komunë me shumicë turke në Kosovë.

“Kushdo që është në pushtet atje, një Turqi e fortë mund ta ndihmojë Kosovën vetëm,” thotë Krasniqi.

Krasniqi mbështet edhe arrestimet e gjashtë ‘gylenistëve’ – ata ishin shtetas turq të lidhur me një organizatë që u përpoq të përmbysë qeverinë e zgjedhur turke, – thotë ai – por nuk mendon se rrëmbimet dhe dëbimet janë kryer ligjërisht.

Me gjithë premtimet e mbështetjes nga Haradinaj dhe të tjerët, gratë dhe familjet e gjashtë njerëzve të kidnapuar nga Kosova ende kanë frikë për të ardhmen e tyre.

Zyra e shtypit e kryeministrit kosovar refuzoi të përgjigjet disa kërkesave për koment për këtë artikull, duke thënë, “Ne e konsiderojmë këtë çështje të mbyllur”.

“Regjimi Erdogan po na ndjek. Armët e tij të gjata janë kudo, veçanërisht në Ballkan, “thotë Ulus nga Kolegji Mehmet Akif. “Ata nuk janë miqtë tanë.”

Por Ulus – i cili me krenari vëren se shkollat e lidhura me Gylen kanë qenë në Kosovë që nga fundi i viteve 1990 – . “Nuk po shkojmë askund. Ne jemi këtu. Ne kemi ardhur për të shërbyer “, thotë ai.

SHPËRNDAJE