Punëtorët e aeroportit filmohen duke i hedhur valixhet me materiale që thyhen lehtë, sikur të ishin thasë me patate

Punonjësit e aeroportit të Hong Kongut janë filmuar duke i hedhur nga shiriti transportues në rimorkio të kamionit valixhet dhe kutitë, sikur të ishin thasë me patate.

Në videon amatore të publikuar më poshtë, punonjësit e aeroportit shihen duke i hedhur në rimorkio valixhet dhe kutitë që kanë gjësende që lehtë mund të thyhen.

Me të publikuar në internet videoja është bërë virale, kurse dy burrat që shihen duke i hedhur 11 valixhet përfshirë këtu edhe një kuti kartoni me gjësende lehtë të thyeshme, kanë shokuar pasagjerët kur i panë çfarë po bënin.

Ndërkaq, të kontaktuar nga mediat kineze, zyrtarët e aeroportit i kanë kërkuar falje pasagjerëve, kurse kanë premtuar se do të hetojnë rastin dhe të gjejnë fajtorët e këtij veprimi të shëmtuar.

SHPËRNDAJE