Punëtorët e ndërmarrjes “Trepça” marrin edhe pjesën tjetër të pagave për muajin prill

Punëtorët e ndërmarrjes “Trepça” kanë marrë pjesën tjetër të pagave për muajin prill.

Pas raportimit të gazetës online veriu.info se punëtorët e ndërmarrjes “Trepça” për muajin prill kanë marrë vetëm 50% të pagës së tyre , ditën e djeshme ata kanë marrë edhe pjesën tjetër të pagës.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar drejtuesi i Bordit Mbikqyrës të kësaj ndërmarrje, Ardian Syla.

Kjo ndërmarrje po përballet me probleme të mëdha financiare dhe mungesë menaxhimi tash e disa kohë, duke funksionuar pa kryeshef ekzekutiv por vetëm me udhtrues detyre.

Tashmë pas regjistrimit të ndërmarrjes si shoqëri aksionare është hapur konkursi për kryeshef e që pritet të përfundojë së shpejti.

“Trepça” ka një nivel të ulët të prodhimit që nuk po i mjafton as për mbulimin e pagave të punëtorëve, dhe krejt kjo po vije nga keqmenaxhimi, mungesa e fuqisë së re punëtore, mungesa e teknologjisë dhe diciplina e ulët në punë. /Veriu.info/

“Trepça” me probleme të mëdha financiare, punëtorët marrin vetëm 50% të pagës për muajin prill

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE