Gjatë ditës së djeshme në Prishtinë një mashkull, gjersa ishte duke punuar në një objekt në ndërtim e sipër, është rrëzuar nga një lartësi rreth 6 metra.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor.
Policia ka njoftuar se me urdhër të prokurorit, është intervistuar pronari i firmës dhe i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.