Puntini deshi ta mbyste, rrëfimi i dhimbshëm i modeles 30 vjeçare

Modelja 30-vjeçare nga Rusia, Ana Shapiro, pretendon se presidenti Vladimir Putin deshi ta mbyste atë.

Ajo tha se ishte në qendër të një komploti të helmimit në Salisburg, ku pësoi bashkëshorti i saj Alex King, 42 vjeç, shkruan “The Sun”.

Ajo tha se gjeti bashkëshortin e saj duke shkumuar nga helmimi që ia bënë kolegët e Putinit, transmeton Indeksonline.

Anna beson se ajo ishte në shënjestër të porositësve të presidentit rus, Vladimir Putin për ta mbytur atë.

“Unë isha në shënjestër nga kolegët e Putinit. Ata më duan në botën tjetër, sepse unë e kundërshtoj Putinin dhe ia kam kthyer shpinën në vendin tim. Rusia është e aftë të bëjë gjithçka”, ka thënë ajo.