Pushimet s’kanë të ndalur për institucionet e Kosovës, ja pushimi i radhës për këtë muaj

Sot në të gjitha institucionet publike të Kosovës është pushim. Kjo për shkak të Pashkëve Katolike që kanë qenë ditën e djeshme.

Sipas Ligjit për Festa zyrtare nëse festa i bie të jetë të shtunën ose të dielën atëherë kompensimi i saj bëhet në një ditë të punës, që zakonisht bëhet të hënave.

Kështu për shembull 17 Shkurti, dita e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës i ka rënë që të jetë e shtunë, atëherë institucionet nuk kanë punuar të hënën më 19 shkurt.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵)

Edhe sivjet shpesh bie që festa të jetë të shtunën ose të dielën ndërsa të pushohet në ditën pasuese të punës.

Dje (1 prill) është festuar festa e Pashkëve ndërsa sot është ditë pushim. Njëjtë do të jetë edhe javën që vjen.

Më 8 prill ( e diel) është dita e Kushtetutës dhe po ashtu janë edhe Pashkët Ortodokse. Të hënën më 9 prill në kalendarin e festave zyrtare është ditë pushimi. Por, cilat janë ditët e festave që institucionet e Kosovës e kanë pushim.

Pas 9 prillit, ditë pushimi do të jetë edhe për 1 Maj që i bie të jetë e martë. Po në maj do të jetë edhe një festë tjetër. 9 maji është Dita e Evropës por në Kosovë ka hyrë në kalendarin e festave zyrtare.

Pushim institucionet publike do ta kenë edhe më 15 qershor, kur është dita e Bajramit të Madh që i bie të jetë ditën e premte.

Ndërsa më shumë se dy muaj më pas, pra më 21 gusht do të jetë festë e që është dita e Bajramit të Vogël që i bie të jetë e martë.

Prej gushtit e deri më 25 dhjetor kur janë edhe Krishtlindjet katolike, në kalendarin e festave zyrtare nuk është shënuar ndonjë ditë.

Por pavarësisht kësaj ka disa vjet që për 28 Nëntor, dita e pavarësisë së Shqipërisë është ditë pushimi, pasi që kjo festë ka hyrë vetëm në kalendarin e festave memoriale por jo edhe në atë zyrtare.

Deputetët e Kosovës kanë kërkuar që ligji për Festat Zyrtare të ndryshohet por një gjë e tillë ende nuk është shqyrtuar në Parlament.

Festat zyrtare në Kosovë janë:

Viti i Ri-1 dhe 2 janar

Krishtlindjet Ortodokse

Dita e Pavarësisë së Kosoëvs-17 Shkurti

Pashkët Katolike

Pashkët Ortodokse

Dita Ndërkombëtare e Punës 1 maj

Dita e Evropës- 9 maj

Bajrami i Madh

Bajrami i Vogël

Krishtilindjet katolike

SHPËRNDAJE