Bashkëpunimi i Rusisë me Turqinë dhe Iranin jep rezultate konkrete në Siri dhe krijon kushte që dialogu të fillojë atje, tha presidenti rus Vladimir Putin, pas bisedimeve me homologun e tij turk Recep Tayip Erdogan që zgjati më shumë se katër orë.
Rusia do të vazhdojë të punojë me Turqinë për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës siriane, tha Putin në një konferencë të përbashkët për shtyp me Erdogan, raporton Reuters.