Putini i dha dhuratë, por Trumpi shokoi të gjithë duke e gjuajtur atë

Në Samitin e presidentit të SHBA-së dhe Rusisë, Donald Trump e Vladimir Putin, në Helsinki që u mbajt një ditë pas përfundimit të Kupës së Botës, njëra ndër temat që nuk mund të shmangej ishte edhe futbolli.

Trump e falënderoi Rusinë për organizimin e turneut, duke e vlerësuar atë si një ngjarje të shkëlqyeshme.

Në anën tjetër, Putin ia dhuroi një top të ri të Kupës së Botës, duke theksuar se në vitin 2026 nikoqirë të Botërorit do të jenë SHBA-ja me Meksikën e Kanadanë.

“Topi tani është në anën tuaj”, theksoi Putin.

Trump ia gjuajti ta mbante topin gruas së tij Melania, e cila ishte ulur përballë, ndërsa tha se do ia dhuronte atë të birit Baron.

SHPËRNDAJE