Putini tërhiqet nga marrëveshja bërthamore me ShBA’në

Russian President Vladimir Putin gestures as he speaks to journalists following a live nationwide broadcast call-in in Moscow, Russia June 15, 2017. REUTERS/Sergei Karpukhin TPX IMAGES OF THE DAY - RTS179Y5

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka nënshkruar një ligj të mërkurën që formalisht e tërheq Rusinë prej traktatit për Armë Nukleare të vitit 1987 që e kishte nënshkruar me ShBA’në.

Ky veprim vjen pasi që Uashingtoni ishte tërhequr nga marrëveshja e para disa dekadave që presidenti i ShBA’së, Donald Trump, e kishte cilësuar të shkelur nga Rusia për vite me rradhë.

ShBA kishte thënë në muajin shkurt që do tërhiqej nga marrëveshja brenda gjashtë muajve nëse Rusia nuk përmbushte detyrimet e traktatit. Por Rusia duket se nuk e ka pritur afatin të skadoj dhe është tërhequr e para.

Marrëveshja ishte nënshkruar nga ish presidenti amerikan Ronald Reagan dhe lideri sovjetik Mikhail Gorbachev. Ajo detyronte dy shtetet që të mos procesonin, prodhonin asnjë raketë që lëshohej nga toka dhe mund të udhëtonte prej 300 deri në 3.400 milje.

Në shkurt të 2018’ës, Pentagoni kishte rënë në përfundim se Rusia po shkelte këtë marrëveshje. Sekretari Gjeneral i NATO’s, Jens Stoltenberg, u pajtua me këtë.

Rusia ka premtuar që nuk do të jetë shteti i parë që do vë raketa me rreze të mesme dhe ka paralajmëruar ShBA’në që të vendos ato në Europë./Gazeta Express/

SHPËRNDAJE