Pyetje interesante u bë në Alpbach për të gjithë liderët: Pse sot jeni në disponim, dje nuk ishit?

Në përfundim të konferencës së përbashkët të Thaçit me Kancelarin austriak, Sebastian Kurts, Komisionerin e BE’së për Zgjerim, Johannes Hahn, Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe Presidentin austriak, Aleksander Van der Bellen, u përballën me një pyetje interesante nga një gazetar austriak.

Gazetari, në përfundim të konferencës, i pyeti të gjithë folësit për ndryshimin e disponimit, krahasuar me atë të djeshëm.

Ai tha se mbrëmë ishte një situatë më e tendosur, ndërsa sot, të gjithë po shihen se janë në atmosferë më të qetë. Pse ka ndodhur kjo?.

Një përgjigje të shkurtër për këtë pyetje e dha Presidenti Vuçiq.

“Sepse kemi folur lirshëm”, tha ai.

Ndërsa, pas tij, një përgjigje e pati edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

“Vendi është shumë i bukur, natyra është mahnitëse por edhe ajri është shumë i mirë”, tha Thaçi.

Mbrëmë, Presidenti i Austrisë Alexander Van der Bellen u ka kërkuar presidentëve Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq që të arrijnë marrëveshje brenda këtij viti./Express/

SHPËRNDAJE