PZAP hedh poshtë ankesën e Listës Serbe: Votohet vetëm me dokumente të Republikës së Kosovës

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka refuzuar ankesën e subjektit politik Lista Serbe e cila është ankuar kundër vendimit të KQZ-së se vetëm dokumentet e Republikës së Kosovës janë dokumente të vlefshme për identifikim në ditën e votimit.

Vendimi është marrë para pak momentesh, thonë burimet e Gazetës Blic.

Lista Serbe është ankuar se udhëzimi i KQZ-së është diskriminues.

Por, çfarë kishte vendosur KQZ-ja në fillim të javës?

Të hënën Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim sipas të cilit udhëzohen Komisionet Komunale të Zgjedhjeve dhe Këshillat e Vendvotimeve se dokumentet e vlefshme për identifikimin e votuesve me 6 tetor janë vetëm dokumentet e Republikës së Kosovës.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi kur ka folur më herët për Radion Evropa e Lirë e ka arsyetuar këtë vendim të KQZ-së duke thënë se “qëllimi i udhëzimit është heqja e çdo dilime për këtë çështje për shkak të paqartësive që janë shfaqur në proceset e kaluara zgjedhore si dhe tregon kujdesin e KQZ-së për sigurimin e integritetit të procesit zgjedhor”.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE